Lajme

Lajçak: Zgjedhjet në ShBA dhe BE do ta pengojnë dialogun, para tyre ka një mundësi për normalizim

2 vite më parë
nga:Y I

I dërguari i Bashkimi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

“Jemi në aleancë unike me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Jemi të fokusuar në dialog. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajçak.

“Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dika tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”.