Lajme

Lajçak pas takimit me Listën Serbe: 1 shtatori do të jetë ditë normale mes të dy vendeve

08/25/2022 11:40
nga:Genita C

Ka përfunduar takimi mes të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas këtij takimi, Lajçak është shprehur se 1 shtatori do të jetë një ditë normale në mes të dy vendeve, shkruan teve1.info

Ai ka theksuar se më gjerësisht do të flasin kur të përfundojë takimi sot në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Bëhet e ditur se ky takim ka zgjatur rreth dy orë.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Krejt këto takime vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me letërnjoftime me Serbinë.