Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk ka alternativë për zbatimin e Marrëveshjes

09/27/2024 20:20
nga:Sh R

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York, ku kanë diskutuar për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka ndarë detaje nga takimi në platformën “X”, duke theksuar se të dyja palët janë dakorduar që nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.