Lajme

Lajçak: Me Osmanin u dakorduam që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

02/01/2022 00:10
nga:Gazeta Blic

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar për vizitë sot në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë që së bashku me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar sot një takim me presidenten Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera u dakorduan që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

“Ramë dakord për nevojën e përshpejtimit të punës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka shkruar Lajçak.