Showtime

Labinot Tahiri mbyll llogarinë Instagram, tregon arsyen

10/01/2018 15:41
nga:Natyra

Këngëtari dhe deputeti i njohur, Labinot Tahiri-Labi, është një prej këngëtarëve shqiptar me të pëlqyer, shkruan GazetaBlic.

Labi, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpalos gjëra të ndryshme nga puna e tij, por, shumë rrallë nga jeta e tij private.

Përmes një imazhi në ‘InstaStory‘, këngëtari ka bërë të ditur që ka vendosur ta mbyll llogarinë ‘Instagram’, madje tregoi edhe arsyen.

‘Miq të dashur, për pak kohë nuk do jem në ‘Instagram’ dhe do e mbylli, që i bie se kam disa punë këto ditë të rëndësishme e mos të dështoj me ndonjë postim para se të më kryhen punët në interes të përgjithshëm. Ju e dini që padrejtësitë te unë nuk pijnë ujë, dhe të shoh se si do mi mbajnë fjalët disa nga krerët e shtetit’. ka shkruar ai.

Ndryshe, projekti i fundit i Labit është në bashkëpunim me Danin ‘Falem‘./GazetaBlic/

12/06/2018 15:14

Labinot Tahiri: Vullnetin dhe buzëqeshjen mos lejo të t’a humb askush!