Lajme

Labinot Tahiri ka dy fjalë për Kryeministrin Haradinaj

11/22/2017 15:34
nga:Gazeta Blic

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri shumë herë ka dhënë mbështetje për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradianj.

Madje ai më parë përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se gjithmonë do ta përkrah Haradinajn si një njeri që ka dhënë shumë për atdheun.

Vetëm pak orë më parë Labi në llogarinë e tij në “Instastory” ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me kryeministrin Haradinaj.

Labi madje e ka vlerësuar Haradinajn si kryeministri më i dashur i Kosovës.

“Dy të palodhurit. Kryeministri me i dashur i Kosovës RAMUSH HARADINAJ. Labi-FKSH”, kishte shkruar Labi.

Kujtojmë se Labi ndonëse tashmë i është përkushtuar politikës, atë mund ta shihni edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore.

12/10/2017 22:42

Haradinaj viziton nesër shkollën e Erdoganit