• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Labinot Ademi i Che Bar-it: Duam taksë shtesë në mënyrë që në një pjesë të lokalit të pihet duhani

10/29/2023 21:25
nga:N M

Përveç shumë neneve të Ligjjt për Kontrollin e Duhanit që nuk respektohen, është një nen i cili sa herë që vjen stina e dimrit, gastronomët në vend, e shohin të zinjtë e ullirit në mënyrë që të sigurojnë një hapësirë për ata që pinë duhan, raporton Gazeta Blic.

Labinot Ademi pronar i “Che Bar”, thotë për “Expose” se Ligji për Kontrollin e Duhanit gjithmonë ka qenë i mirëseardhur për gastronomët por që pjesa ku thuhet se ndalohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura duhet të ndryshohet.

Sipas tij, secili nga gastronomët është i gatshëm të paguajë taksa shtesë në mënyrë që në një vend të caktuar te lokalit, klientët të mund të pinë cigaren lirshëm.

Ademi thotë se ligji duhet respektuar në të gjitha komunat e Kosovës e jo vetëm siç thotë ai në qendër të Prishtinës.

“Ligji ka qenë që nja 10 vjet nëse nuk gaboj dhe ky ligj është i mirëseardhur, por ligji duhet të vlejë për të gjithë, për të gjitha komunat dhe për të gjitha lokalet. Nuk është në rregull që vetëm në Prishtinë të dënohesh për një duhan pirës brenda e në komunat tjera jo. Pse mos të ketë edhe një taksës shtesë, hajde ta bëjmë një taksë shtesë kush dëshiron të aplikojë për të pirë cigare brenda, gjithkund ka në botë ku pihet cigarja në një pjesë brenda”.

”Nuk është mundësia njëherë që kjo të bëhet prej pandemisë e këndej jemi munduar të bëjmë një zgjidhje, na kanë propozuar një taksë shtesë komunës, jo ministrisë. Është shumë e domosdoshme që duhan pirësi të dënohet, përderisa ne i tregojmë shenjat që nuk lejohet pirja e duhanit, I paralajmërojnë, nuk kemi shpuzore nëpër tavolina. Dimrit e kemi bërë pak një zgjidhje në Che Bar, në atë pjesën në anën e djathë si të hysh, ku i kemi vendosur disa nxehje, normal do të ketë një çadër, lartë dhe nuk do të jetë hapësira e izoluar me xhama, sepse është kundër ligjit”, thotë Ademi.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?