Showtime

Labi pas humbjes së postit të deputetit, ja çfarë e ka në plan të bëjë

02/13/2020 15:00
nga:N S

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i njohur si Labi, nesër pritet ta publikojë projektin më të ri muzikor.

“Amanet mos m’harro” titullohet kënga të cilën këngëtari nga Ferizaj e ka shoqëruar edhe me videoklip.

“Nesër ora 17:00 i dashuri Publik kënga Amanet Mos M’HARRO”, ka shkruar Labi në Instagram.

Kjo është kënga e parë e Labit, prej kur ai ka humbur postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, pas shpërbërjes së tij, vitin e kaluar.

“Faleminderit për ditet e mira” është projekti i fundit muzikor nga Labinot Tahiri. Kënga ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube.

07/05/2020 11:27

‘Ma mirë ish kon me i lon paret n’Kosovë n’këtë krizë se me shku n’Ksamil’