Showtime

Labi krahason vetën me Ronaldon

11/04/2018 12:58
nga:Natyra

Labinot Tahiri-Labi këngëtari nga Ferizaj është njëri nga këngëtaret që njihet për shumë këngë hite, shkruan GazetaBlic.

Labi është aktive në rrjete sociale i cili ndan postime të shumta si nga jeta e tij publike po ashtu edhe ajo private.

Së fundi kam publikuar një imazh në llogarinë e tij ‘Instagram‘ e cili ka falënderuar Zotin për zërin që ia ka dhuruar si dhe fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

Po ashtu ai ka përmendur se disa nga yjet kanë shpresu në dështimin e tij në karrierë

Ky është postimi i Labit:

E po kur zgjohesh në mëngjes dhe shikon si puna Ronaldos kur i shikonte golat e tij! Sa shumë dëshirë kanë pasur disa nga yjet që të me deshtoje karriera ime, por këtu po vendos i madhi Zot, nuk e di ç’po ndodh por shylevek e ka ba Zoti, ne të gjitha anët e rrugëve të mia, pa ecën mbarë, kjo po ndodh për shkak se nuk kam mendua kurrë vetëm për veten time. Ajo mbrëmje e Frenchit, nuk mund të harrohet. Çka me ju thënë tjetër u jam mirënjohës deri në vdekje. Faleminderit shumë. Sinqerisht ju dua me zemër. Edhe pak kohë ju po ma ngjallni shpirtin për të qenë në skenë. LABI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.’

Ndryshe, këngëtari së fundi ka publikuar projektin e tij në bashkëpunim me Danin ‘Falem‘, që u prit mjaft mirë nga publiku, deri me tani kënga ka arritur 1 milionë shikime në YouTube./GazetaBlic/

 

12/06/2018 15:14

Labinot Tahiri: Vullnetin dhe buzëqeshjen mos lejo të t’a humb askush!