Showtime

Labi i drejtohet kryeministrit Hoti: Për distancën që ju se respektoni, qytetarët dënohen me nga 500 euro

08/06/2020 11:40
nga:L I

Labinot Tahiri i është drejtuar kryeministrit Hoti sa i përket ndërimit të spitalit për virusin korona Covid-19, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari e ka quajtur eksperiment këtë gjë nga ana e Qeverisë.

Ai madje ka publikuar një fotografi të tij ku është i rrethuar nga plot njerëz, e që sipas Labit distanca nuk është askund, gjë që për këtë po dënohen qytetarët.

Postimi i plotë:

Kryeministër shêrim të shpejtë!

E di bre Kryeministër se ti dhe vartesit e tu e doni popullatën shumë, sa që tani jeni ka doni me ndertua një spital për Covid 19, gjë që nuk jam kundêr, ndërsa ata që vdesin pa trajtim të kancerit në vendin tonë dhe ku paratë i dergojnë nëpër Turqi, Francë , e Itali ska lidhje pêr ju apo jo?

20 vite pas luftës, qytetari nuk mund të sherohet nga kanceri në vendin e tij se nuk ia keni bërë spitalin adekuat , ku as një qeveri me afat të gjatë në pushtet nuk është marrë me këtë punë, e ju për pak muaj doni të ndertoni një spital për këtë Virus!!!

Vërtet jeni heronjë!

Ani faleminderit, ishalla më kurrë semundje tjetêr nuk ka ky popull se krejt experimentet janë bërë mbi ne.

Shikoni se çfarë distance keni bêrë me ekipën tuaj, ndësa për këto distanca denohet qytetari edhe më i lodhur në vendin tonë nga 500€ , po ashtu edhe mbi 50.000 mijë persona mbetën pa punë, madje as pjesën tjetër që ju takon nuk e keni kryer akoma!

Behet mirë Zoti kryeministër, se sa kemi popull që flen edhe pasi Alarmi i bie me u zgjua dhe nuk reagojnë atëherë mund të vazhdoni si të doni!

Më falni të dashur qytetarë se e di që e teproj apo, ama sytë janë pêr me pa.

Foto është para se të dale me test pozitiv kryeministri!

Labi-FKSH