Sporti

La Liga rikthehet më 5 Qershor!

04/28/2020 20:38
nga:M K

Para pak çastesh, në një konferencë për media, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka konfirmuar se La Liga mund të rikthehet me 5 Qershor.

Mes shumë çështjeve që i ka diskutuar me mediat, një nga to ishte edhe rikthimi i futbollit në gadishullin Iberik dhe sipas tij, gjasat që kjo të ndodhë janë reale, por vetëm në fillim të Qershorit, përcjell GazetaBlic.

Gjithsesi, kjo do të varet edhe nga ndryshimi ose jo i situatës, pasi deri më tani Spanja është një nga vendet më të prekura dhe duhet pritur edhe pak kohë për t’iu rikthyer normalitetit.

Përderisa vendimi i fazës së parë është që lojtarët profesionistë mund të rikthehen në stërvitje nga 4 Maji, atëherë mbetet të shihet se si do të jenë fazat tjera, ato që mund të vendosin përfundimisht për rinisjen e kampionateve në Spanjë.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas