Sporti

La Liga – Maksimumi 14 lojtarë në stërvitje ekipore

05/16/2020 23:37
nga:M K

La Liga do të rikthehet shumë shpejt, ashtu siç e bëri sot edhe Bundesliga.

Megjithatë, Spanja po ec me hapa më të ngadalshëm, kjo për shkak se është shumëfish më e prekur se Gjermania, përcjell GazetaBlic.

Kësisoj, një nga pjesët kryesore të protokollit shëndetësor është edhe numri i lojtarëve në stërvitje dhe mënyra sesi do të rrjedhë ajo.

Siç raporton “Marca”, duke u bazuar në burimet e veta, konfirmon se nuk do të lejohen më shumë se 14 lojtarë në stërvitje ekipore.

Kuptohet, ajo që dihet botërisht, ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, derisa mediat do të jenë prezente.

Ajo që dihet tashmë, është se kampionati elitar në Iberik do të rikthehet më 5 Qershor.

La Liga rikthehet më 5 Qershor!

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas