Sporti

La Liga ia lejon Real Madridit zhvillimin e ndeshjeve në Valdebebas

04/21/2020 10:33
nga:M K

Skuadra e Real Madridit duket të jetë e lumtur me lejen e La Ligas që ndeshjet t’i zhvillojë në Valdebebas.

Drejtuesit e klubit kanë paraparë që gjatë verës të rinovojnë një pjesë të stadiumit “Santiago Bernabeu”, ndërsa me lejen nga udhëheqësit e Primera Divison, ky plan pritet të realizohet, përcjell GazetaBlic.

Gjithmonë nëse rifillon kampionati në verë, ashtu siç edhe po parashikohet, galaktikët do të luajnë në stadiumin “Alfredo di Stefano”, i cili është më i madhi i qendrës stërvitore “Valdebebas”.

Nëse ndeshjet rikthehen, ato do të jenë pa tifozë, andaj edhe kapaciteti i stadiumit nuk është se do të ketë shumë rëndësi për pjesën e mbetur të sezonit, por mbetet të shihet nëse edhe UEFA do t’ia lejojë skuadrës mbretërore zhvillimin e ndeshjeve evropiane në po të njëjtin stadium.

Kjo e fundit mund edhe mos të ketë ndonjë rëndësi të madhe, nëse vendoset që faza e mbetur në Ligën e Kampionëve të luhet në një qytet të vetëm.

/GazetaBlic/

05/15/2020 23:15

Manchester City – Real Madrid zhvillohet me 7 Gusht?