Sporti

La Liga hap siparin, Barcelona i’a fillon pa Messin për herë të parë pas 10 viteve

08/16/2019 09:29
nga:M K

Pas dhjetë viteve, Barcelona nuk do ta ketë Messin në rradhët e veta për ndeshjen e parë të kampionatit.

Siç e do zakoni, La Ligën e hap kampioni aktual, derisa sonte në mbrëmje, në San Mames, Athletic Bilbao e pret Barcelonën në një duel tejet interesant, shkruan GazetaBlic.

Messi, nuk është plotësisht i gatshëm për këtë sfidë, andaj Valverde nuk dëshiron të rrezikojë më shumë.

Ndeshjet në San Mames gjithmonë janë të vështira për secilën skuadër, pasi Bilbao njihet si ekip tejet i fortë si vendas.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot me fillim nga ora 21:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Real Madridi ndërkaq, duelin e parë e zhvillon nesër me fillim nga ora 17:00, si mysafir i Celta Vigos.

/GazetaBlic/

11/11/2019 20:02

Messi merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij – Barcelona në ankth