Lajme

Ky zyrtar i LDK-së uron marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Gjermani

02/14/2020 10:49
nga:Norë Kelmendi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka përshëndetur nënshkrimin e dy letra të shprehjes së interesit, në mes Kosovës dhe Serbisë, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në, shkruan GazetaBlic.

Hyseni këtë e ka quajtur si nismë të mirë drejtë njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.
Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qëllimit, ate për hekurudhat dhe atë për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni.

03/27/2020 23:25

U rrëzua Kurti, por Vetëvendosje nuk tërhiqet: Kryeministri na takon ne