Sporti

Ky super lojtar do të transferohet te gjiganti Real Madrid

11/10/2017 16:47
nga:E.A

Forma e mirë e Susos këtë edicion, duke qenë lojtari më performancën më të mirë te Milani, ka bërë që transferimin e tij ta vlerësojë seriozisht skuadra mbretërore.

Lojtari kryesor i Milanit, Suso, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

23 vjeçari po kërkohet nga skuadra e madhe spanjolle, Real Madrid, shkruajnë mediet në Itali.

Ky transferim mund të bëhet më i lehtë kur dihet se ëndrra e futbollistit është që të luaj në Real Madrid, diçka që e ka vërtetuar babai i tij pak ditë më parë.

Këtë edicion Suso te Milani, ka shënuar pesë gola, e njërin prej tyre ia ka shënuar Interit.

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League