Sporti

Ky pritet të jetë vendimi i federatës italiane për ndeshjen Juventus – Napoli

10/07/2020 14:59
nga:M K

Juventus – Napoli pritet të zhvillohet në një datë tjetër.

Të paktën kështu shkruan “Corriere Della Serra”, që mëson nga burimet e saj, se federata nuk pritet t’ia dhurojë fitoren në tavolinë Juventusit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, Napoli do të dënohet me heqjen e një pike, për shkak të moszbatimit të protokollit.

Pavarësisht se e dinte se skuadra e Napolit nuk ishte e pranishme në Torino, bianconerët dolën në fushë për ta pritur kundërshtarin, me qëllim që ta fitojnë lojën me rezultat 3:0.

Prestigjiozja italiane raporton se Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) nuk dyshon në kompetencat e autoriteteve lokale të shëndetësisë në Napoli, por beson se ekipi i Gennaro Gattusos nuk është dashur të ndalohej për të udhëtuar drejt Torinos.

/GazetaBlic/

12/04/2020 21:10

Çështja Suarez, Juventusi rrezikon rënien nga liga