Sporti

Ky pritet të jetë trajneri i ri i portierëve tek klubi i Ballkanit

08/02/2020 17:43
nga:Lorik J

FC Ballkani ka menduar menjëherë për trajnerin e ri të portierëve në skuadrën e tyre.

Klubi i Ballkanit dje ka ndarë rrugët me trajnerin e portierëve, Fuat Furra.

Burime jo zyrtare të GazetaBlic Sport mësojnë se Labinot Qosa mund të jetë trajneri i ri i portierëve tek skuadra e Ballkanit.

Qosa ka një karrierë të bujshme dhe njeh mirë profesionin – ku edhe mund t’i ndihmojë shumë klubit të Ismet Munishit.

Ai gjatë kohës së tij si portier profesionist ka qenë pjesë e Besianës, Llapit, KEK’ut, Prishtinës.

Si trajner i portierëve ai ka qenë pjesë e Hajvalisë, Llapit e Flamurtarit.

Vlen të theksohet se FC Ballkani gjithashtu ka transferuar edhe një portier në këtë afat kalimtar.

Kenan Haxhihamza pas largimit nga Gjilani – ka arritur marrëveshje me klubin nga Suhareka.

/GazetaBlic/