Sporti

Ky pritet të jetë formacioni i Milanit në duelin e nesërm kundër Spal-it

05/25/2019 15:09
nga:M K

Milani do ta ketë një ndeshje vendimtare nesër.

Rossonerët do të jenë mysafir të Spalit dhe padyshim se llogariten favorit, shkruan GazetaBlic.

Përkundër fitores eventuale, “kuq e zinjtë” duhet të shpresojnë në dështimin e ndonjërës prej Atalantës dhe Interit, në mënyrë që të arrijnë vendin e katërt.

Mediat italiane kanë zbuluar formacionin e mundshëm në duelin e nesërm, duke zbuluar mëdyshjet e trajnerit vetëm për krahun e djathtë, pasi është mes Contit dhe Abates.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 20:45, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë edhe formacioni i mundshëm i kampionit të 18-fishtë italian, për ndeshjen kundër Spalit.

Milan (4-3-3): Donnarumma; Abate / Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Piatek, Borini.

/GazetaBlic/

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës