Turqia e nis me fitore Europianin, me skuadrën e Montella-s që triumfoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e zhvilluar në “Singal Iduna Park” për llogari të grupit F.
Turqia ia doli për të marrë maksimumin, por në fushën e lojës asgjë nuk ishte e thjeshtë edhe pse përballë ishte skuadra e vetme debutuese e Euro2024, por Gjeorgjia meriton vlerësimet maksimale për paraqitjen e bërë.
Një fakt që duhet përmendur është ndërhyrja e mbrojtësit turk, Samet Akaydin, i cili e ndali me kokë topin që po shkonte drejt portës, e kundërta e asaj që bëri mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj në ndeshjen ndaj Italisë.
Ja pamjet:
Samet Akaydın’ın 3. golden önceki müdahalesi 🔥🔥 pic.twitter.com/DDkbeE2qbY
— Anlık Goller – Euro 2024 (@golsuperlig99) June 18, 2024