Sporti

Ky lojtar telefonoi 5 herë për t’u kthyer te Barcelona

01/11/2019 10:24
nga:I S

I larguar për të hequr qafe hijen e Lionel Messit, Neymar nuk ia doli të shkëlqejë ashtu siç e parashikoi lëvizjen drejt PSG. Situata e tij në Paris nuk është aspak e qetë.

El Mundo Deportive ka zbuluar se babai i brazilianit, njëkohësisht agjent i tij, ka kryer pesë telefonata me drejtuesit e Barcelonës.

Madje, raportohet se ai iu ka kërkuar ndjesë thellësisht për mënyrën se si lojtari u largua dhe tani janë të gatshëm të rikthehen.

Kontaktet e para kanë ndodhur gjatë fundit të sezonit të kaluar dhe kanë vazhduar intensivisht kohët e fundit.

Konfrontimi gjyqësor – Informacionet e dala shpjegojnë se klubi i është përgjigjur Neymar-it se gjëja e parë që duhet të bëjë është të tërheqë padinë që ka ngritur kundër klubit, ndërsa përgjigja e babait ka qenë negative sepse dëshiron të marrë 30 milionë eurot që klubi katalanas i ka mbajtur sulmuesit./T.S/