Sporti

Ky lojtar i Barcelonës është shumë pranë transferimit tek gjigantët e Serie A

01/11/2018 13:16
nga:Lorik J

Futbollisti brazilian do të largohet nga Barcelona gjatë janarit. Rafinha Alcantara pritet të kalojë tek Interi në huazim gjatë janarit, por para se të kryhet gjithçka ai do t’i nënshtrohet disa testeve shtesë mjekësore.

Braziliani nuk ka luajtur që nga prilli i vitit 2017, pas një lëndimi të rëndë në gju dhe e ka të vështirë të gjejë një vend në ekipin e Barcelonës, prandaj drejtuesit e klubit kanë vendosur ta huazojnë dhe Interi është i gatshëm ta marrë menjëherë, pasi e ka të pamundur të bëjë blerje për shkak të ndalesave që ia bënë Fair Play Financiar.

Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe Rafinha pasi t’i kryejë testet mjekësore, do t’i bashkohet ekipit të Luciano Spallettit./kp

12/09/2018 13:37

Suarez drejt largimit nga Barcelona