Sporti

Ky ishte lojtari i ndeshjes në gjysmëfinalen Kroacia – Anglia

07/11/2018 22:58
nga:Y.K

Kroacia ka arritur finalen e parë në histori të futbollit të saj, pasi ka mposhtur Anglinë në vazhdime me rezultat 2-1.

Kombëtarja nga Ballkani e pa vetën duke humbur qysh në minutën e 5, të takimit pasi anëtari i Tottenham Hotspur, Tripper, realizoi një gol fantastik në minutën e pestë të takimit dhe kështu përfundoi pjesa e parë, shkruan Gazeta Blic

Në pjesën e dytë, Kroacia u fut fuqishëm në takim dhe në minutën e 68, Ivan Persic, barazoi rezultatin me kokë, me këtë rezultat përfunduan 90 minutat e ndeshjes.

Në 30 minutat e shtesës Kroacia arriti që përmes sulmuesit Mario Mandzukic të shënoi për 2-1 dhe të dërgoi në finalen e madhe të 15 korrikut shtetin e tij.

Kroacia në finale do të takohet me Francën, kombëtare kjo e cila e kishte eliminuar Kroacinë në vitin 1998, në gjysmëfinale të kampionatit botëror.Ky pa dyshim është arritje më e madhe në sport nga shteti kroat ka arritur në histori të saj.

Lojtari i ndeshjes në finale sonte ka qenë Ivan Perisic, i cili shënoi gol dhe asistoi./Gazeta Blic

09/15/2018 10:50

Çështja e kufijve, temë diskutimi mes Kroacisë e Washingtonit