Lajme

Ky është zëvendësministri i radhës nga LDK

02/18/2020 23:25
nga:Gazeta Blic

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është zëvendësministri i ri i Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë publik një nga zyrtaret e LDK-së, Jeta Rafuna.

Dushi pritet të jetë zëvendës i Albulena Haxhiut, në Ministrinë e Drejtësisë.

“ Urime ZëvendesMinistër i Drejtësisë Florian Dushi”, ka shkruar ajo.

Deri më tash janë emëruar disa zëvendësministra, sidomos VV ka emëruar shumicën e tyre.

Qeveria Kurti ka 15 ministri, derisa pritet që t’i ketë 35 zëvendësministra.

Shpejtim Bulliqi: Janë shfrenuar ‘djemtë’ e Agim Veliut, po dezinformojnë publikun!

02/19/2020 11:16

LDK-ja emëron zëvendësministrin e parë