Sporti

“Ky është vit më i lehtë për Barcelonën”, Tebas: Kursyen 250 milionë euro rroga

07/05/2024 08:07
nga:E K

Barcelona duket se është duke e rimarrë veten sa i takon aspektit ekonomik. Katalanasit, siç tregon presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas ia kanë dalë që në këto vite të punojnë në drejtimin e duhur dhe të shkurtojnë deri ën 250 milionë euro nga rrogat e futbollistëve të skuadrës së parë.

“Ky vit është më i lehti nga këto të fundit sa i takon problemeve ekonomike të Barcelonës, ato tashmë janë në rregull me “Fair Play” financiar. Barcelona e di se çfarë duhet të bëjë kur transferon lojtarë dhe e menaxhon mirë rregulloren për “Fair Play”.

Po del nga problemet dhe së shpejti do zgjidhë dhe problemet e fundit që kanë mbetur. Tre vite më parë, Barcelona paguante plot 700 milionë rroga për ekipin e parë, tashmë janë në kuotën e 450 milionë eurove. Ia kanë dalë me sukses të shkurtojnë 250 milionë euro”, u shpreh Tebas.