Lajme

Ky është vendimi i Qeverisë Kurti për qendrat tregtare!

04/05/2021 15:01
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë në propozimin e saj, kërkon që të mbyllen edhe qendrat tregtare.

Përjashtim bëjnë marketet dhe barnatoret, raporton Gazeta Blic.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përvec shërbimeve esenciale në kuadër të tyre sic janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 6 prill deri më datë 18 prill, ndërsa në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid- 19”, thuhet ndër të tjera në propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbledhja e Qeverisë pritet të filloj nga ora 15:00.

Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkollat dhe universitetet