Lajme

Ky është vendimi i fundit i Haradinajt, Kosovës zyrtarisht i shtohet edhe një festë zyrtare

11/20/2019 16:07
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sipas Ligjit për Festat Zyrtare është vendosur që me rastin e Ditës së Flamurit, 28 nëntori dita kur Shqipëria feston pavarësinë e saj do të shpallet ditë pushimi në territorin e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook ku shkroi se ky vendim erdhi për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Ai shton se 28 nëntori do të jetëzyratrisht tashmë festë zyrtare dhe është e motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Më poshtë është shkrimin e tij të plotë, bashkëngjitur gjeni edhe vendimin zyrtar:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 20 novembre 2019

No photo description available.

12/10/2019 21:02

Ramush Haradinaj me kritika të ashpëra ndaj Albin Kurtit: Sa e takon Gjuriqin, më mirë ta takoj Isa Mustafën dhe të formohen institucionet e reja