Videoja e një gol të tij ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Fjala është për futbollistin Anderson Diaz, i cili ka realizuar njërin nga golat më të bukur të këtij viti, shkruan GazetaBlic.
Teknika e përdorur gjatë realizimit të këtij goli, tregon shumë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
Diaz golin e shënoi me ekipin kolumbian Norte de Santander, në takimin e vlefshë për grupmoshat U-21.
Më poshtë mund ta ndiqni golin që është bërë viral, derisa mbetet të shihet nëse ekipet elitare evropiane do të interesohen për t’i siguruar shërbimet e këtij talenti.
https://youtu.be/ID4L6eNBQcw
/GazetaBlic/