Showtime

Ky është stili më i veçantë i reperit Vula!

02/21/2018 13:15
nga:A. R.

Është njëri ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në tregun muzikor, shkruan Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për Ledri Vulën, që është tejet i angazhuar por edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, e sidomos në atë ‘Instagram’, që tashmë ndiqet nga 1 milionë njerëz. Ka kohë që ka ndërruar edhe stilin e flokëve e në këtë të fundit shfaqet i tillë.

Ky lirisht mund të themi që është stili i flokëve të Ledrit më interesant, që kemi parë ndonjëherë.

Poashtu, me projektin e fundit ‘I vogël’, që e lansoi për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë arriti shumë shpejt milionin e parë të klikimeve në YouTube.

Duhet theksuar se ai performoi në koncertin e madh të Rita Orës, që u mbajt në Prishtinë pikërisht për një dekadë të Pavarësisë. /GazetaBlic./