Sporti

Ky është shorti më i lehtë i mundshëm për Kosovën

12/02/2018 10:31
nga:M K

Sot me fillim nga ora 12:00 në Dublin të Irlandës do të hidhet shorti për kualifikimet e EURO2020.

55 kombëtare, të ndara në gjashtë vazo do të mësojnë kundërshtarët e fazës së grupeve, shkruan GazetaBlic.

Varet sesi do të shkojnë gjërat, Kosova me pak fat edhe mund të ketë short të lehtë.

Polonia, Austria, Finlanda, Gjeorgjia dhe cilado prej kombëtareve të vazos së fundit, pasi në letër të gjitha janë të dobëta për Kosovën.

Ky praktikisht do të ishte shorti më i mirë i mundshëm për ‘verdhë e kaltërit’.

Kujtojmë se shorti hidhet nga ora 12:00, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

06/17/2019 10:41

Kosova mund ta marrë edhe një futbollist që ka luajtur për Zvicrën U-21