Sporti

Ky është rekordi i radhës i Ibrahimovic

11/23/2017 10:13
nga:A. R.

 Zlatan Ibrahimovic mbrëmë luajti për herë të parë me Manchester United në Ligën e Kampionëve, në humbjen 1:0 nga Basel.

Sulmuesi suedez, ka thyer një rekord të madh në garën më të madhe në botë për klube Ligën e Kampionëve.

36 vjeçari u bë lojtari i parë në Evropë që luan në këtë garë me shtatë skuadra të ndryshme.

Para Unitedit sulmuesi suedez në Ligën e Kampionëve kishte luajtur edhe me skuadrat tjera të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan dhe PSG.

Por, për fatin e tij të keq, Ibra pavarësisht se ka luajtur me disa prej skuadrave më të mëdha në botë, ai asnjëherë nuk e ka fituar këtë garë.

11/04/2019 14:53

Bologna dhe Ibrahimovic në bisedime