Sporti

Ky është reagimi interesant i Cristiano Ronaldos pas fitores së Juventusit ndaj Atalantës

11/23/2019 21:41
nga:M K

Nuk ishte i ftuar, megjithatë i uroi bashkëlojtarët për karakterin dhe lojën e treguar.

Fjala është për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, emri i të cilit ka filluar të përmendet për një largim eventual nga “Allianz Stadium”, verën e vitit të ardhshëm, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediave nga Apeninet, portugezi nuk i ka raportet edhe aq të mira me Maurizio Sarrin. Kujtojmë ky i fundit e zëvendësoi në derbin me Milanin, me çka krijoi pakënaqësi te pesë herë futbollisti më i mirë në botë.

“Zonja e Vjetër” mposhti sot Atalantën në udhëtim me rezultat 1-3, kurse Ronaldo, për faktin që nuk ishte i ftuar, e vetmja gjë që mund të bënte ishte t’i uronte bashkëlojtarët për fitoren, dhe atë e bëri.

Ish-ylli i Real Madridit shfrytëzoi faqen zyrtare të rrjetit social “Instagram” për t’ia uruar fitoren bashkëlojtarëve.

Më poshtë postimi i plotë:

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino