Cool

Ky është qeni më i madh në botë, peshon 80 kilogramë dhe ka trupin dy metra

03/17/2018 09:47
nga:Gazeta Blic

Qeni më i madh në botë – që peshon 80 kilogramë ka një trup gjigant prej dy metrave.

Edhe pse është vetëm 9-muajsh, qeni gjigant Euphrates ha plot 8 pjata me ushqim qeni në ditë.

Ky qen njëherësh ka arritur të futen në librin e Guiness-it si qeni më i madh në botë, ndërsa këta e ka konfirmuar edhe pronari i tij nga Salt Lake City, Jare Howser.

“Askush nuk më beson kur ju them se i ka vetëm 9 muaj dhe ka këtë trup gjigant. Kur e nxjerr për shëtitje të gjithë më shikojnë çuditshëm”, ka deklaruar 41-vjeçari Howser.

Euphrates kushton 5 mijë dollarë, dhe për faktin se është gjigant pronari i tij çdo ditë merr letra nga e mbarë bota, të cilët i ofrojnë shuma të ndryshme për t’ua shitur.

09/19/2018 00:14

Reporterja hero – ndërpret transmetimin live për ta shpëtuar një qen që po mbytej