Lajme

Ky është qëndrimi i Fatmir Limajt për mocionin e paralajmëruar nga LDK

05/20/2019 22:27
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të paralajmëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Limaj ka thënë se partitë opozitare kanë të drejtë të ngrisin mocion dhe se partitë opozitare po e përdorin një instrument kushtetues.

Kosova, thotë Limaj, se ka kapacitet të administrojë zgjedhjet e parakohshme se se që prej shpalljes se pavarësisë asnjë Qeveri nuk e ka cuar mandatin deri në fund.

“Nëse kjo opozite mendon se i ka votat, nuk është çudi nëse shkojmë në zgjedhje. Ne si Qeveri duhet t’i marrim shumë seriozisht veprimet opozitare. Nëse kjo qeveri po e dëmton vendin dhashtë Zoti sa ma shpejt me shumë në zgjedhje”, ka thënë Limaj në një intervistë në Vizion Plus.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, Limaj ka thënë se do të punojnë gjithmonë sipas Kushtetues së Kosovës dhe nuk futet në spekulime sa i përket opinioneve të ndryshme.
Limaj ka thënë se që nga viti 2011 ka qenë kundër mënyrës se si është dialoguar.

“Prandaj kemi ardhur në këtë fazë. Kushtetuta është shkelur kur është diskutuar për emërtimin Kushtetues të Kosovës, Si është e mundur që me diskutu për emrin pas shpalljes se pavarësisë duke i vendosë fusnotë. Një popull i tërë është mashtruar me biseda teknike. Pas vendimit të GJND-së kishte një momentum të jashtëzakonshëm për vendin tonë dhe kjo nuk u shfrytëzua”, ka shtuar Limaj.