Lajme

Ky është qëndrimi i AAK-së e Nisma-s për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

03/18/2020 12:06
nga:Gazeta Blic

Pos PDK-së e cila publikisht e mbështeti dekretin e presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronaviriusit, edhe dy partitë tjera opozitare, AAK e Nisma pritet ta mbështesin këtë dekret të të parit të shtetit.

Burime të Gazeta Blic nga AAK dhe nga Nisma kanë thënë se e mbështesin propozimin e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Si AAK e mbështesim shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, mirëpo po presim që këtë ta zyrtarizojmë përmes një konferencë më media”, tha një zyrtar i lartë i AAK-së.

Ndërkaq, i kontaktuar nga Gazeta Blic, Ahmet Isufi tha se qëndrimin e tyre si parti do ta shprehin përmes një konference për media.

Edhe një zyrtar i Nismës i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti se kjo parti e mbështet dekretin e presidentit.

“Ne si Nismë e mbështesim shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Pritet që këtë ta bëjmë publike në konferencë për media”, tha ky zyrtar i Nismës.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, deputeti i kësaj partie, Endri Shala ka theksuar se për qëndrimin e kësaj partie në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme do të flasin në një konferencë për media e cila pritet të mbahet në ora 13 e 30.

Gazeta Blic pak më herët raportoi se kjo parti do të votojë pro gjendjes së jashtëzakonshme.

LDK-ja do ta voton propozimin e presidentit”, tha ky burim.

Ndërkaq, i kontaktuar nga Gazeta Blic, Agim Veliu ka theksuar se “nuk kam përgjigje për këtë çështje”.

LDK e voton në Kuvend propozimin e Presidentit, ashtu siç ka kërkuar edhe Isa Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu mbrëmë ka reaguar menjëherë pas kundërshtimit të qeverisë Kurti për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Veliu ka kundërshtuar zëvendësin e Kurtit, Haki Abazi i cili në një konferencë për media përcolli qëndrimet e kryeministrit Kurti.Ministri i Punëve të Brendshme Veliu tha se gjendja është e rëndë në Kosovë dhe se duhet të shpallet e jashtëzakonshme.

“Pikë së pari qeveria nuk ka mbajtur mbledhje që të vendos për këtë çështje, sot është mbajtue Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata në Kosovë është serioze dhe se numri i të prekurve po rritet dhe se institucionet duhet të marrin masat sa më shpejtë. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi. Kjo është e drejtë e presidentit, ky takim është mbajtur. Nuk është këtu çështja këtu a jemi më kryeministrin a presidentin por duhet të jemi sa më të organizuar, nuk është koha e kapriceve se a duhet të dominojë mendimi i tij apo i këtij, sepse ne jemi në shërbim të Kosovës. Po duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha ai.

Kujtojmë sei pari në Kosovë që kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai gjatë ditës së djeshme tha se nuk duhet pritur, por menjëherë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.

“Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset. S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria. S’duhet humbur kohë. Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt. Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!”, ka thënë Mustafa.

Veseli: Qeveria dështoi të menaxhojë situatën, Kosova ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme

06/16/2020 16:22

​Haradinaj: AAK-ja ka bërë vepra të mëdha që janë ne themelet e shtetit