Fit&Sexy

Ky është pozicioni më i rrezikshëm gjatë aktit intim, praktikojeni sa më rrallë..

11/13/2017 09:54
nga:E Sh

Edhe pse intimiteti është një ndër komponentët më të rëndësishëm në jetën në çift, një nevojë fiziologjike dhe mendore që çon marrëdhënien në një tjetër dimension, ndonjëherë një gabim i vogël mund të bëjë hatanë.

Më shumë se një gabim i vogël, bëhet fjalë për një ndër pozicionet më klasikë gjatë aktit intim që mund të çojë në një problem të rëndë siç është thyerja e organit gjenital mashkullor.

Në një studim të publikuar në ‘’Advances in Urology’’, pasi u analizuan rastet e meshkujve të hospitalizuar me fraktura penile (thyerje të organit gjenital) gjatë viteve 2000-2013, studiuesit arritën në konkluzionin shokues se gati 50% e rasteve ndodhnin si pasojë e pozicionit misionar të femrës, ose e thënë në terma më të thjeshtë kur femra qëndron sipër.

Sipas tyre, kjo ndodh pasi në këtë pozicion femra kontrollon lëvizjet me gjithë fuqinë e trupit dhe një penetrim i gabuar ose një lëvizje e pakontrolluar mbi organin e erektuar mund të rezultojë fatal.