Polici Amir Hoxha u suspendua dje nga puna, raporton Gazeta Blic.
Ky vendim erdhi për faktin që Hoxha ka kritikuar deputetët për shpenzimet me karburante.
Postimi i cili u bë shkak të suspendohej polici Hoxha:
Paratë e shujtave për Policinë , si dhe shtesat për punë jasht orarit nuk jemi duke i marë perkundër se na takojne me Ligj , me arsyetim të mungesës së buxhetit , por besa spaskan pas faj se rezervaret e karburantit te deputeteve që ne emër të modestisë dhe genjeshtrave publike gjatë fushatave politike fituan ulëse dhe privilegje , qenkan me primare .
Nje polic mund te lihet pa bukë ne kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kursesi jo . Turp ju qoft , prap dora jonë do ju ndeshkoj o te shkrete ???
Suspendohet përkohësisht një polic – shkak postimi në Facebook për pakënaqësitë në punë