Lajme

Ky është polici i dytë, që u arrestua para pak minutash nga IPK

02/06/2020 00:15
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka arrestuar policin Lutfi Menxhiqi, nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmi është konfirmuar për “Kohën Ditore” nga Policia e Kosovës.

Para pak minutash, Gazeta Blic raportoi për arrestimin e policit të dytë.

Merret vesh se arrestimi i tij ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, raporton Gazeta Blic.

Lajmi i fundit: Edhe një hetues i krimeve ekonomike arrestohet nga IPK

Arrestimi i tij vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të hetuesit të lartë të Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani.

Burime të GazetaBlic brenda Inspektoratit Policor të Kosovës konfimrojnë se polici Osmani, është arrestuar në flagrancë.

Mbi 1 mijë euro, ishte shuma e parave të cilën do ta merrte hetuesi policor.

Arrestimi i tij ishte realizuar nga IPK.

06/03/2020 23:03

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes