Sporti

Ky është plani B i Real Madridit nëse dështon Pogba

04/11/2020 21:05
nga:M K

Real Madridi pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve verën e këtij viti.

Kjo për shkak se një numër i madh i lojtarëve që janë të huazuar te ekipet tjera, do të rikthehen në Bernabeu, përcjell GazetaBlic.

Një nga synimet kryesore ndërkaq për të ardhur në Iberik si përforcues është edhe francezi Paul Pogba.

Përkundër faktit se “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm që ta lënë të largohet mesfushori kampion i botës, “Los Blancos” po tentojnë vazhdimisht që të arrijnë te ai.

Megjithatë, siç shkruan “AS”, drejtuesit madrilenë po mendojnë për 17 vjeçarin Eduardo Camavinga.

Ylli i Rennes do ta ëndërronte një transferim në Spanjë, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat gjatë afatit kalimtar.

/GazetaBlic/

04/25/2020 12:16

Pogba në Inter?