Lajme

Ky është personi i arrestuar nga Policia e Kosovës, i dënuar me 20 vjet burg për trafikim ndërkombëtar me narkotikë

07/21/2020 20:46
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një nga personat e shumë kërkuar nga ana e Interpo-lit.

Burime të Gazeta Blic kanë bërë të ditur se në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës është arrestuar Poel Bart, i dënuar me 20 vjet burg, për trafikim ndërkombëtar të natkotikëve.

”Në aksionin e madh të Policisë së Kosovës është arrestuar Poel Bart. Ai është i dënuar me 20 vjet burg për trafikim ndërkombëtar me natkotikë”, tha ky burim i Gazeta Blic.

I dyshuari është shtetas belg, dhe ai ka lidhje të forta me persona nga Kosova, për transportimin e drogës.

Ndryshe, gjatë ditës gazeta ka raportuar për një aksion të madh të Policisë së Kosovës, në qytetin e Klinës.

Për më shumë detaje në lidhje me këtë rast, e gjeni linkun në vijim:

Njësia Speciale zbarkon në Klinë, arreston shumë persona

02/23/2020 22:52

Pas vezëve, AAK paralajmëron aksionin e radhës kundër Qeverisë