Lajme

Ky është parashikimi i motit për vikend, nuk do të mungojnë reshjet e borës dhe të shiut!

12/07/2018 07:26
nga:Gazeta Blic

Nga fundjava, sipas parashikimeve të fundit, priten të depërtojnë vorbulla ciklonike mbi Europë dhe rajon, që do të sjellin mot më dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit, si pasojë e kalimit të frontit të ftohtë, që solli të reshura dhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga nesër dhe ditët e ardhshme, sërish nuk parashihen erëra të mjaftueshme, çka do të ndikojë në rritjen e ndotësve, e si rrjedhojë edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

7.12 – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të larta.Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

8.12-9.12 – Ditën e shtunë, mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së diele, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

10.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e gjatë ditës kohë pas kohe me shi të dobët, ndërsa në vise malore do të vazhdon të bie borë.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në 0C, ndërsa maksimalet nga 4C deri në 7C.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s.