Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, shkruan GazetaBlic.
Derisa, të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijoj me kushte të njëjta.
Njoftimi i plotë:
Java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.
Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu. Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.
Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
Kushtet biometeorologjike mbeten të pafavorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronik. Edhe kushtet agrometeorologjike nuk paraqiten të favorshme sidomos për fushën e pemëtarisë për shkak të mundësisë së temperaturave minimale (negative) që mund të regjistrohen në orët e para të ditës.
Flet edhe Albin Kurti pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit: “Sonte fitoi Kosova”