Lajme

Ky është numri i saktë i grave/fëmijëve që u kthyen mbrëmë nga Siria në Kosovë – 4 u arrestuan

04/20/2019 10:24
nga:A. R.

Dje në Republikën e Kosovës janë kthyer nga Siria një numër i madh i shtetasve tonë të cilët ishin pjesë e kampeve të organizatës famëkeqe ISIS.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka treguar numrin e saktë të personave të cilët tanimë gjenden në Prishtinë.

“Janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4 luftëtar, 32 gra 74 fëmijë dhe 9 fëmijë që kanë humbur fëmijët në luftë.

Të gjithë personat që kanë kryer vepra penale do të dalin para drejtësisë, ndërsa të tjetër rehabilitim”, është shprehur ai.

Zyrtare: Kaq persona u arrestuan mbrëmë nga Policia e Kosovës, si luftëtarë të ISIS-it