Showtime

Ky është momenti romantik i kryeministrit Haradinaj me Anitën për vitin 2018-të!

01/02/2019 16:45
nga:Natyra

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe gruaja  e tij Anita Haradinaj kanë qenë fytyra mjaft të komentuara për vitin 2018-të, shkruan GazetaBlic.

Nga vitet e kaluara, ka qenë shumë e vështirë që të kuptohet diçka rreth jetëve private të personave të famshëm.

Me kalimin e viteve dhe me praninë e rrjeteve sociale, fytyrat publike sot nuk hezitojnë që për publikun të shfaqin edhe jetën e tyre sentimentale.

Këtë vit u bë themelimi i ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj, me rastin e miratimit të projektligjit për formimin e ushtrisë, ka shkëmbyer një puthje pasiononte me Anitën.

Fotografia e tyre është bërë virale.

Shikojeni foton:

/GazetaBlic/

 

Kjo pjesë pa dyshim se ka marr vëmendje të madhe nga fansat, të cilët duan gjithmonë të shohin më shumë rreth jetës së tyre private.

Ramushi dhe Anita raste kanë marr komente pozitive por, nuk kanë munguar edhe ato negative./GazetaBlic/

 

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte