Lajme

Ky është momenti kur Recep Tayyip Erdogan kërcënoi Ramush Haradinajn

03/31/2018 17:59
nga:M H

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se është i pikëlluar me atë se Kosova shkarkoi ministrin e brendshëm dhe shefin e AKI-së pasi ata ekzekutun aksionin për arrestimin e gjashtë turqve në Kosovë.

Madje Erdogan u është drejtuar kosovarë nga të cilaët ka kërkuar që të dalin kundër Ramush Haradinajt që ka marrë një vendim të tillë.

“Agjencia jonë Nacionale e Inteligjencës ka arrestuar top organizatorët e FETO-s në Ballkan në një operacion në Kosovë. Por, kam një pikëllim, janë shkarkuar ministri i punëve të brendshme dhe shefi i inteligjencës atje. Ne Po pyes tani, o kryeministri i Kosovës, kush të udhëzojë të marrësh një hap të tillë?”, ka thënë Erdogan, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi vendi që e ka njohur Kosovën dhe të garantoj se motrat dhe vëllezërit kosovarë do të japin përgjigjen e merituar. Ne kemi dëshmuar se jemi vend që nuk toleron aleanca të ndyta”, ka pohuar ai.

 

05/21/2018 14:13

Erdogan deklarohet për shqiptarët që jetojnë në Turqi