Lajme

Ky është ministri i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe

11/02/2017 15:55
nga:M H

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka emëruar Gavin Williamsonin në postin e ministrit të Mbrojtjes, pasi paraardhësi i tij, Michael Fallon, u detyrua të japë dorëheqje për shkak të një skandali seksual.

Zyra e Mayt njoftoi sot për emërimin e Williamsonit.

Fallon dha dorëheqje, duke thënë se sjellja e tij mund të mos i ketë përmbushur standardet që priten nga ushtria britanike.

Ai i tha BBC-së se “ajo që mund ketë qenë e pranueshme 15 apo 10 vjet më parë, nuk është më”.

Fallon është politikani i parë që është larguar pas zbulimeve të fundit për abuzim të rëndë seksual në Parlamentin britanik.

“Një numër akuzash për deputetët kanë dalë në pah ditëve të fundit, përfshirë disa edhe për sjelljen time”, tha Fallon në letrën e dorëheqjes.

Këtë javë, ai ka kërkuar falje pasi, në vitin 2002, i ka vënë dorën në gju një gazetareje.

11/15/2017 17:47

Ministri Hamza takon Drejtoreshën e Bankës Botërore për Balkanin Perëndimor, Van Gelder