Lajme

Ky është mesazhi kërcëues i presidentit të Serbisë, për Kosovën (VIDEO)

01/15/2017 20:39
nga:Gazeta Blic

Shefi i armatës serbe, Lubisha Dikoviq, po e pret komandantin suprem, presidentin Tomislav Nikoliq.

Aty erdhi të dielën paradite edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Nikoliq kishte ftuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, pasi autoritetet e Prishtinës dërguan njësitet speciale për të ndalë hyrjen e trenit serb në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kur përfundoi takimi, shefi i shtetit serb dërgoi një porosi kërcënuese Prishtinës.

Sipas presidentit serb këto janë qëndrime unike të Presidencës, qeverisë, ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

Ai shtoi për ndaljen e trenit në Rashkë kanë vendosur së bashku me kryeminsitrin Aleksandar Vuçiq, që ishte problem i madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Presidenti Nikoliq tha se me këtë veprim kanë evituar një konflikt serioz.

Shefi i shtetit serb fajësoi Prishtinën për këtë krizë sepse tha me ndalimin e trenit po e shkel pikën një të marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me lëvizjen e lirë.