Sporti

Ky është lojtari i Real Madridit që frikësohet nga Salah, sipas legjendës së Egjiptit

05/17/2018 15:25
nga:Lorik J

Liverpool do të ketë përparësi në fazën ofansive në takimin kundër  Real Madridit kur të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse Marcelo ‘frikësohet’ nga Mohamed Salah.

Kjo është gjithnjë sipas legjendës së Egjiptit, Mohamed Forrika, i cili e ka parë Salahun të luajë kundër Marcelos në Olimpiadën në Rio, shkruan GazetaBlic

Salah ka qenë pothuajse i pandalshëm këtë edicion, ku ka shënuar 44 gola në 51 takime këtë edicion.

“Liverpooli ka një shans të madh për të fituar Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit”, tha Forrika.

“Unë po e them këtë pasi kam parë Salah të luajë kundër Marcelo gjatë Lojrave Olimpike.”

“Unë isha duke luajtur me Egjiptin kundër Brazilit. Marcelo është frikësuar nga Salah.

“Kam vënë re të njëjtën gjë në Ligën e Kampionëve kur Roma luajti kundër Realit”, përfundoi ai.

Liverpooli po kërkon trofeun e tyre të gjashtë të Ligës së Kampionëve – dhe hera e fundit kur ‘Reds’ e kanë fituar ka qenë viti 2005 në finalen e famshme kundër Milanit në Stamboll.

Ndërsa Real Madridi dëshiron të fitojë trofeun e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve dhe të 13 në histori të klubit.

/GazetaBlic/

10/10/2018 15:22

Legjenda e Liverpoolit: Mos pritni që Salah të luajë si vitin e kaluar