Sporti

Ky është lojtari i Kosovës që i pëlqeu më së shumti selektorit Challandes gjatë ndeshjes së sotme

10/10/2019 20:21
nga:M K

Kosova e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-0, për të regjistruar fitore në miqësoren e sotme, e që do të jetë tejet e vlefshme sa i përket aspektit psiqik, para ndeshjes me Malin e Zi.

Golin e vetëm e realizoi anëtari i Diosgyorit, Florent Hasani, në minutën e 69-të, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes u prononcua edhe selektori Challandes, që deklaroi se priti një lojë të tillë, derisa e lavdëroi tejmase Rashkajn.

“Sa i përket futbollistëve që i kam parë, mendoj se Rashkaj ka bërë një lojë të shkëlqyer. Më ka dhënë goxha mësim. Kjo performancë e sotme e shumicës së lojtarëve do të më ndihmojë për vendimet e së ardhmes”, deklaroi ai.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë