Sporti

Ky është kushti i çuditshëm i Neymarit për të tërhequr padinë kundër Barcelonës

09/28/2019 10:02
nga:M K

Barcelona dhe Neymar janë përballur dje në gjykatë, në lidhje me padinë që braziliani i ka bërë katalunasve, me arsyen se nuk i ka marrë 26 milionë eurot që i takojnë.

Gjatë gjithë verës ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak se flitej shumë për një rikthim eventual në Spanjë, me Barcelonën e Real Madridin që luftonin me njëri-tjetrin për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, 28 vjeçari nuk u largua dot nga “Parku i Princave”, për shkak të bllokimit nga klubi parisien.

Sipas mediave spanjolle, ylli i kampionëve aktualë francezë nuk e ka ndërmend të tërheqë padinë ndaj Barças, përveç nëse kjo e fundit ia siguron rikthimin në “Camp Nou” verën e ardhshme.

Kësisoj, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket të ardhmes së futbollistit më të shtrenjtë në botë.

/GazetaBlic/

11/20/2019 13:50

Neymar paralajmëron Realin: Ndihem perfekt